Angli po përballet me rrezikun e menjëhershëm të thatësirës në gjysmën lindore. Autoritetet paralajmërojnë se qarqet jugore, lindore dhe qëndrore janë më të rrezikuarat potencialisht.

Rrjedhat e lumenjve kanë pësuar rënie të konsiderueshme, ndërsa fermerët përballen me korrje të parakohshme.

Rritja e rrezikut nga zjarret në pyje, sidomos East Anglia dhe rajoni i Hertfordshire. Sasi shumë të ulëta shiu të kombinuara me temperatura të larta nxisin përkeqësimin e situatës.

Shumica dërrmuese e lumenjve kanë nivele uji nën mesataren, duke shfaqur shifra të pazakonta minimale. Sipas ekspertëve, thatësira e përsëritur dëmton seriozisht natyrën, biodiversitetin dhe ekonominë vendëse